No menu items!

Kiara “braktis” Luizin dhe e lë vetëm në suitë: Nuk duroja dot gërhimën e tij

Pak ditë më parë, Kiara kërkoi një dëshirë nga Vëllai i Madh, duke qenë se ishte një nga fitueset e lojës me imitime. Ajo kërkoi një suitë të veçantë që të flinte me Luizin.

Vëllai i Madh ia plotësoi dëshirën dhe u dha atyre mundësinë të flinin në suitë deri të martën, kur do jetë edhe spektakli i radhës.

Nata e kaluar, ishte e dyta që ata të dy fjetën bashkë, të veçuar nga pjesa tjetër e banorëve. Por, Kiara e “braktisi” Luizin dhe shkoi të shtrihej në dhomën e saj, atje ku ndodhen edhe banorët e tjerë.

Ajo u shtri në krevat dhe i tha Oltës se nuk po e duronte dot gërhimën e Luizit, ndaj erdhi aty të flinte. Olta nga ana tjetër, i tha Kiarës që t’i vendoste Luizit aparatin që ai përdor për frymëmarrjen, duke qenë se atë e bezdis shumë gërhima e tij.

Teksa po bisedonin në orët e para të mëngjesit, dy vajzat u shprehën se ato nuk po i zinte gjumi, për shkak të largimit të Maestros.

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.