Modelja Afrona Dika së fundmi është bërë e pranishme në shkrimet rozë për ndarjen nga martesa disavjeçare me këngëtarin Blero. Ajo, konfirmoi se martesa e tyre nuk ishte duke funksionuar mirë pasi raportet mes dyshes ishin ftohur.
Ajo u shpreh se “Kur je larg dashuria zvogëlohet. Larg syrit, larg zemrës thonë. Mendoj që një lidhje në distancë zgjat për një kohë të shkurtër dhe jo për një kohë të gjatë. Ti nuk e ke personin pranë në çdo aspekt të jetës, kur je mirë, kur je keq. Ke nevojë për një përkrahje, sidomos për femrat që janë të ndjeshme dhe delikate si natyrë, na duhet një person afër, një burrë që të na mbështesë dhe përkrahë në të gjitha aspektet e jetës. Këtë nuk e kisha më, ndaj erdhi ndarja”, tha ajo.
Ajo kishte thënë se fshirja e fotove me Bleron nga rrjetet sociale e ka ndihmuar të ecë përpara, megjithatë theksoi se janë kujtime të bukura që gjithmonë do ngelin.
Megjithatë, një copëz kujtim ka mbetur në kanalin e saj të YouTube. Afrona, vite më parë e kishte publikuar një pyetësor me ish-bashkëshortin e saj, Bleron i cili përgjigjej në pyetjet që kishin të bëjnë me modelen.
Në anën tjetër, edhe këngëtari Bleri ka konfirmuar lidhjen e dashurisë me partneren e tij mirëpo as ai nuk ia ka zbuluar identitetin.