No menu items!

Xhuli Nura: Jam luaneshë në shtrat

Modelja e njohur Xhuli Nura ka qenë protagoniste e intervistës më të shkurtër 60 sekondëshe të emisionit “Prive”.

Ajo iu është përgjigjur disa pyetjeve të ndryshme lidhur me eksperiencën e saj brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova dhe jashtë saj.

Mes të tjerash ajo e cilësoi lidhjen me Atdheun brenda shtëpisë së BBVK si lëvizjen më të keqe që ka bërë gjatë lojës së saj.

Xhuli Nura (Foto: Xhuli Nura/Instagram)

Në anën tjetër, bukuroshja nga Drenica shtoi se ende e pret një kërkim-falje prej Vedatit për deklaratat që ai ka thënë në shtëpi, duke e quajtur “komandante të Dubait”.

Ajo u shpreh se edhe nëse nuk e merr atë kërkim falje, Vedati do të tregojë vetëm veten e tij.

Ndërsa për fund ishte rezervuar pyetja pikantre si gjithmonë, ku Xhuli u pyet “nëse në shtrat është një luaneshë apo pulë”.

Një pyetje për të qeshur, por sigurisht që luaneshë, gjithmonë luanesh”, u përgjigj mes të qeshurave Xhuli.

Kujtojmë që Xhuli Nura rezultoi si femra më e arrirë në edicionin e parë të Big Brother VIP Albania, duke u renditur e treta në finalen e madhe, e cila shpalli si fitues Stresin. /Telegrafi/

Xhuli Nura (Foto: Xhuli Nura/Instagram)

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.