No menu items!

FOTO/ Përgjaket ceremonia martesore, dasmorët vdiqën pak orë pasi festuan e kërcyen

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me aksidentin tragjik në Australi ku mbetën të vrarë 10 dasmorë dhe 25 të tjerë të plagosur, pais autobusi me të cilin po udhëtonin u përplas në një rrethrrotullim.

Mediet vendase bëjnë me dije se shoferi i autobusit ka mbetur i lënduar dhe se është transportuar në spital shoqëruar nga forca të shumta policie. Shoferi akuzohet për drjetim të rrezikshëm të mjetit. Aksidenti tragjik ka ndodhur pas dasme, ndësra mësohet se në autobus nuk ndodheshin të sapomartuarit.

Kryeministri australian Anthony Albanese shprehu sot “ngushëllimet më të thella” për familjet e viktimave.

“Ne të gjithë e dimë gëzimin e shkuarjes në një dasmë (…) dasmat janë disa nga momentet më të lumtura. Është kaq mizore, kaq e trishtë dhe kaq e padrejtë që një ditë kaq të lumtur si kjo, në një vend të bukur, të përfundojë me një humbje kaq tragjike të ketës”, tha kryeministri Australian.

Ky është një nga aksidentet rrugore më vdekjeprurëse në Australi në dekadat e fundit.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.