No menu items!

Tuna publikona poza atraktive në bikini nga puishimet në Zanzibar

Këngëtarja e njohur shqiptare, Altuna Sejdi – Tuna, ka pasur një verë mjaft të ngjeshur me angazhime në muzikë.

E duket se fundin e sezonit, ajo e ka rezervuar për pushime, ndërsa ka zgjedhur një destinacion mjaft të largët.

Në disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale, shkupjania ka bërë të ditur se ndodhet me pushime në Zanzibar të Tanzanisë.

Foto: Tuna Sejdi/Instagram

Ajo ka pozuar me bikini në një pellg bashkë me disa breshka, ku ndër të tjerash ka vënë në pah linjat e saj të trupit.

Tuna është mjaft e përkushtuar në palestër dhe aktivitete sportive, me çka ka arritur që të ketë linja të lakmueshme trupore.

Foto: Tuna Sejdi/Instagram

Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja shqiptare ndodhet në Afrikë, pasi më parë ka xhiruar edhe një klip atje, të titulluar “Amoni”.

Nga imazhet në rrjetet sociale, Tuna duket se ia ka kaluar mjaft mirë gjatë këtyre ditëve në parajsën afrikane. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.