No menu items!

Drejtuesit e Man Cityt nuk besojnë në krisjen e raportit të Guardiolës me Grealish

Degradimi i yllit anglez Jack Grealish në bankinën e Manchester Cityt ka qenë një pikë diskutimi mes tifozëve dhe ekspertëve këtë sezon.

Ylli anglez dukej afër formës së tij më të mirë në mesjavë, teksa luajti kundër Young Boys në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Megjithatë, shumë vëzhgues besojnë se menaxheri Pep Guardiola po e ‘dënon; Grealishin për shkak të festimeve të tij të tepruara gjatë festave të tripletës sezonit të kaluar

Sipas mediumit The Independent, njerëzit brenda klubit nga Etihad nuk besojnë në spekulime të tilla nga mediat.

Ata besojnë se Grealish është thjesht pjesë e rotacionit të menaxherit dhe ka një rol për të luajtur në ekip

Ndërsa ai mund të startojë kundër Manchester United të dielën, City mund të thërrasë edhe Jeremy Dokun si titullarë. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.