No menu items!

I harruar nga të gjithë, Dani Alves befason me postimin në Instagram

Ish-futbollisti Dani Alves ndodhet në burg që nga 20 janari për përdhunimin e dyshuar të një vajze 23-vjeçare në klubin e natës Sutton në Barcelonë në fund të dhjetorit 2022.

Që atëherë, braziliani nuk kishte pasur qasje në rrjetet sociale.

Këtë të premte, ish-lojtari i Barcelonës ka habitur të gjithë ndjekësit e në Instagram, kur ka publikuar një mesazh enigmatik kushtuar vajzës së tij, Victoria Alves, përmes një storie.

Pavarësisht se ku je, unë do të jem gjithmonë me ty”, ka shkruar braziliani, duke etiketuar profilin e vajzës së tij, i cili është privat për më shumë se 500 ndjekësit që ai ka në të.

Megjithatë, prania e tij e papritur në rrjetet sociale nuk u ndal me kaq.

Dani Alves ka ndarë edhe dy imazhe krejtësisht të zeza pa tekst, duke i lënë vend interpretimit të secilit person.

Hera e fundit që dikush dëgjoi për një mesazh nga sportisti ishte ajo letër që ai i shkroi me dorë Joana Sanz, gruas së tij, pak më shumë se një muaj më parë. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.