No menu items!

Lëndimi i Haaland, mësohet nëse norvegjezi do të jetë i gatshëm për derbin ndaj Liverpoolit

Erling Haaland është tërhequr nga skuadra e Norvegjisë për t’u përballur me Skocinë në ndeshjen kualifikuese të Euro 2024 të së dielës për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës.

Norvegjia tha se sulmuesi nuk është i disponueshëm për ndeshjen kundër Skocisë sepse “ai ka shumë dhimbje” dhe funksioni i tij është “disi i kufizuar” edhe pse menaxheri Stale Solbakken thotë se nuk është “serioz”.

Ndërkohë gazetari italian, Fabrizio Romano ka dhënë disa përditësime, duke bërë të ditur që lëndimi i tij nuk është serioz dhe ai pritet të jetë i gatshëm për derbin e fundjavës së ardhshme kur Manchester City e pret Liverpoolin në Etihad, në xhiron hapëse të javës në Premier League.

Kuptoj se lëndimi i Erling Haaland nuk është serioz dhe ai do të jetë i gatshëm për City vs Liverpool. Haaland nuk do të rrezikojë të luajë kundër Skocisë pas problemit të tij, por ai do të rikthehet për Man City”, ka shkruar Romano në rrjetin social ‘X’.

Haaland pësoi dëmtim kur hyri në lojë si zëvendësues në pjesën e dytë në miqësoren e së enjtes.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.