No menu items!

“Dardanët” shpalosin pankartën me thënie emocionuese dhe fotografi të Adem Jasharit

Tifozët zyrtarë të Përfaqësueses së Kosovës, “Dardanët” kanë shpalosur një pankartë gjatë ndeshjes me Bjellorusinë.

Kosova luan si vendas kundër Bjellorusisë në ndeshjen e fundit kualifikuese për Euro 2024

Ndeshja ka filluar nga ora 20:45, me një prezencë jo të kënaqshme të tifozëve.

Megjithatë, “Dardanët” edhe kësaj radhe nuk e kanë “lënë në lloqë” ekipin e Kosovës, duke i përkrahur nga tribuna.

Përveç brohoritjeve dhe këngëve, tifogrupi i Kosovës ishte përkujdesur edhe për një thënie emocionuese me fotografi të Adem Jasharit, të vendosur në një pankartë.

“Unë kësaj toke ia fala gjakun e familjes sime, ju falni djersën edhe sinqeritetin”, shkruant në koreografinë e Dardanëve, ku në të dy anët ishte edhe fotografia e komandantit legjendar, Adem Jashari. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.