No menu items!

Shënoi njërin ndër golat më të bukur në histori të Ligës Premier – Garnacho thotë pas ndeshjes se nuk e di si e shënoi

Duke folur për ndjenjën e tij për golin e sezonit që shënoi kundër Evertonit, Alejandro Garnacho ka thënë për Sky Sports se ende nuk po mund ta besojë.

Ihste mintua e tretë e takimit, kur Diogo Dalot asistoi te argjentinasi, që goditi me gërshërë për të mposhtur Jordan Pickfordin.

“Nuk mund ta besoj të jem i sinqertë. Unë thashë: ‘O Zot!’”.

Nuk mund ta besoj të jem i sinqertë. Nuk pashë se si shënova, thjesht dëgjova turmën… është ende nëntor, por ndoshta një nga golat e sezonit”.

Garnacho padyshim që i heshti kritikët e tij duke shënuar atë gol të çmendur, i cili duhet të jetë një nga golat më të mirë që tifozët e Man United kanë parë ndonjëherë.

I riu argjentinas është në linjë për të fituar ndoshta edhe çmimin Puskas.

Megjithatë, Garnacho do të synojë ta përdorë këtë si një gur kapërcimi për të përmirësuar më tej veten dhe për të shënuar më shumë gola këtë sezon. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.