Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka reaguar ashpër ndaj Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, për ndarjet buxhetore për vitin 2024, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas të dhënave rreth investimeve kapitale për vitin 2024, Komunës së Drenasit, Qeveria ia ndau vetëm 185 mijë euro, ndërsa Skenderaj nuk merr asnjë cent.
Lushtaku ka thënë se e ka pritur këtë nga kryeministri Kurti, të cilit iu referua me ‘Kurtoviq’.
Të jem i sinqertë edhe e kam pritur një gjë të tillë nga një kryeministër që është ky Kurtoviqi. Nuk e kam besuar ndoshta më herët, por të diskriminohet kështu një komunë nuk e kisha pritur asnjëherë.
E kam thënë edhe më herët, por më duket bashkë i kisha thënë Miladin Popoviq këtij. Diskriminohet komuna, jo vetëm Skenderaji po çdo komunë që është diskriminuar është gabim”, ka thënë Lushtaku në T7.