Dani Alves do ta vuaj burgimin pasi u shpall fajtor për përdhunimin e kryer në Barcelonë vite më parë

Një gjykatë në Spanjë ka shpallur fajtor ish-futbollistin e Barcelonës dhe Brazilit, Dani Alves për përdhunimin e një gruaje në një klub nate të Barcelonës.

Ai është dënuar me katër vjet e gjysmë burgim, shkruan BBC.

40-vjeçari, i cili është një nga futbollistët më të trofeshëm në histori, kishte mohuar se pati sulm seksual ndaj gruas në orët e para të 31 dhjetorit 2022. Ishte akuzuar se e kishte joshur gruan në tualetin e klubit të natës dhe më pas e kishte përdhunuar.

Avokati i Alvesit kishte kërkuar pafajësinë për të. Braziliani mund ta apelojë vendimin.

Ka pasur raportime se Alvesi është në kushte të vështira financiare, për çka i dalë në ndihmë bashkëkombasi i tij Neymar.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU