No menu items!

Shqipëria importon sasi rekord të naftës

Gjatë vitit të kaluar, Shqipëria ka importuar rreth 614 mijë tonë karburante, sasia më e madhe e regjistruar ndonjëherë.

Arsyet janë të lidhura me kërkesën për konsum, kur në Shqipëri hynë një valë e madhe turistësh. Po ashtu, edhe ulja e çmimit të naftës në pompë në 190 lekë nga 250 që arriti në vitin 2022, ndikoi në prurjet e mëdha të saj nga jashtë.

Vitin e kaluar, gati gjysma e sasisë së naftës në Shqipëri u importua nga India. Nga ky vend u importuan mbi 300 mijë tonë karburante, teksa importet me partnerët historikë, si Italia kanë pësuar ulje të ndjeshme.

Shoqatat e Hidrokarbureve thonë se në Indi ndodhen rafineritë e mëdha të naftës dhe furnizimi po bëhet për arsye të çmimeve të pranueshme.

Rritja e konsumit ka ndihmuar edhe në rritjen e të ardhurave në formën e tatimeve dhe taksave që vilen ndaj hidrokarbureve.

Në statistikat vjetore të Ministrisë së Financave të Shqipërisë, ku nuk llogaritet nafta kontrabandë, Shqipëria ka importuar në vitet 2000 mesatarisht 340 mijë tonë karburante. Në dekadën e dytë blerjet mesatare ishin 480 mijë tonë dhe pas vitit 2020 ato regjistrohen mbi 550 mijë tonë. /EuronewsAlbania

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.