No menu items!

Blenë shtëpinë, por nuk kishin ta mbushin me gjësende – çifti i shkruan letra qindra kompanive dhe u kërkon ndihmë

Një çift që i kërkuan qindra kompanive dhurata të ndryshme, janë përgëzuar për idenë.

Robert dhe Nat nga Worcesteri i Britanisë së Madhe kanë blerë një shtëpi të re në fillim të vitit, por po përballen me një problem – ajo është e zbraztë apo më mirë me shumë pak gjësende – kështu tentuan të përfitojnë duke u bërë thirrje bizneseve që t’i mbështesin më gjësende të ndryshme.

Kanë pranuar se kanë dërguar 50 nga 100 letrat e planifikuara duke përdorur moton: “nëse nuk kërkon, nuk merr”, transmeton Telegrafi.

Në një video të postuar në TikTok që ka marrë miliona shikime, çifti kanë zbuluar gjësendin e parë që e kanë pranuar nga zinxhiri i marketeve në Britani të Madhe.

Para se të hapnin dhuratën, Rob tha: “Kjo është nga Islanda. Falënderim i madh nga Islanda, ata janë të mrekullueshëm për ushqimet e ngrira”.

Derisa po hapnin dhuratën dyshja dukeshin të emocionuar, për të kuptuar në fund se kanë fituar një fritezë që kap vlerën e 80 funteve. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.