No menu items!

Trupi i 70-vjeçares gjendet ulur në karrige, dy vite pas vdekjes së saj

Trupi i një gruaje 70-vjeçare është gjetur në shtëpinë e saj në veri të Italisë, dy vjet pas vdekjes së saj.

Marinella Beretta jetonte e vetme pranë liqenit Como në Lombardi. Trupi i saj i dekompozuar u zbulua të premten nga brigada e zjarrfikësve në Como pas ankesave se një pemë kishte rënë në kopshtin e saj si rezultat i bimësisë së tepërt, konfirmoi për CNN të mërkurën oficerja e shtypit e Bashkisë së Como, Francesca Manfredi.

Trupi i Beretta-s u gjet i ulur në një karrige në dhomën e ndenjes, raportoi të hënën CNN SkyTg24.

Manfredi i tha CNN se shkaku i vdekjes së Beretës nuk dihet dhe nga ekzaminimet është vërtetuar se ajo ka vdekur diku nga fundi i vitit 2019, bazuar në shkallën e dekompozimit.

Asnjë i afërm nuk ka dalë ende, tha Manfredi, duke shtuar se policia po heton nëse ajo kishte ndonjë familjar.

Trupi i Berettës ndodhet në morg dhe ende nuk është caktuar data e varrimit, shtoi Manfredi.

Kryebashkiaku i Komos, Mario Landriscina, ka ftuar banorët e qytetit të marrin pjesë në funeralin e Beretta-s. Ai i tha shtypit italian të martën se qeveria lokale do të kujdeset për organizimin e funeralit.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.