No menu items!

Thaçi pas triumfit në Kupë: Prishtina do të jetë flakë në Evropë

Pas fitores së madhe në finalen e Kupës së Kosovës ndaj Llapit, trajneri i Prishtinës, Arsim Thaëi, u shpreh tejet i emocionuar dhe krenar për arritjen e skuadrës së tij.

Me rezultatin 1-0, Prishtina jo vetëm që siguroi trofeun, por gjithashtu u rikthye në skenën evropiane pas disa viteve mungesë.

Në deklaratën e tij pas ndeshjes, Thaçi deklaroi: “Evropa i mungoi këto dy-tri vjet Prishtinës. Jam i gëzuar. I falënderoj lojtarët që dhanë maksimumin”.

Plisat i falënderoj përzemërsisht për përkrahjen. Prishtina vitin e ardhshëm do të jetë flakë”.

Me këtë sukses, Thaçi konfirmoi ambiciet e mëdha të klubit për sezonin e ardhshëm, duke premtuar një Prishtinë të fuqishme dhe konkurruese në arenën ndërkombëtare.

Fitorja në finalen e Kupës i jep Prishtinës të drejtën për të marrë pjesë në kualifikimet për fazën e ligës në Ligën e Evropës, një rikthim i rëndësishëm për klubin më të madh të futbollit kosovar. /Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.