No menu items!

Raporti i WEF rendit Shqipërinë kampion për qëndrueshmërinë energjetike

Shqipëria renditet në vend të parë sa i takon qëndrueshmërisë në sektorin energjetik.

World Economic Forum, ka publikuar renditjen e shteteve duke ju referuar tre shtyllave, të cilat vlerësohen si më të rëndësishmet sa i takon zhvillimit energjetik.

Në kolonën e qëndrueshmërisë, Shqipëria renditet në vend të parë duke lënë pas vende të njohura evropiane, si Franca apo Suedia.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë e Shqipërisë Belinda Balluku e cilëson këtë vlerësim si fryt të punës dhe vizionit të Qeverisë shqiptare.

Ajo në Facebook shkruan se vlerësime të tilla motivojnë për të vazhduar angazhimin drejt projekteve të reja në këtë sektor.

“Një nga forumet më prestigjioze ekonomike, World Economic Forum, ka shpallur renditjen e shteteve për sa i përket tre komponentëve, që konsiderohen shtyllat më të rëndësishme të zhvillimit energjetik të vendeve. World Economic Forum ka shpallur në vend të parë Shqipërinë, në kolonën e qëndrueshmërisë, duke lënë pas vende të zhvilluara në energji prej dekadash, si Suedia, Zvicra apo Franca. Krenari të shikojmë frytet e punës të skuadrës tonë, të vlerësohen ndërkombëtarisht. Krenar për qeverinë shqiptare dhe vizionin e Kryeministrit Edi Rama, për ta bërë vendin tonë një pol energjetik rajonal dhe eksportues neto.

Vlerësime të tilla na motivojnë për të vazhduar angazhimin drejt projekteve të reja në një sektor si energjia, ku sfida më e madhe sot është, të kthesh rreziqet gjeopolitike, në oportunitete strategjike”, ka shkruar ajo.

Sipas raportit të Forumit Ekonomik Botëror “Nxitja e një Tranzicioni Efektiv Energjetik 2025”, pas disa vitesh me një vrull të ngadaltë, progresi i tranzicionit energjetik është përshpejtuar.

Indeksi i Tranzicionit të Energjisë (ETI), i cili krahason 118 vende mbi performancën e tyre aktuale të sistemit energjetik dhe mbi gatishmërinë e mjedisit të tyre të favorshëm, gjen përmirësime në barazinë dhe qëndrueshmërinë e energjisë të nxitura nga lehtësimi i çmimeve të energjisë, reformat e subvencioneve, intensiteti më i ulët i energjisë dhe i emetimeve dhe rritja e pjesës së energjisë së pastër.

Megjithatë, siguria energjetike ka bërë përparim më të kufizuar dhe vrulli i gatishmërisë për tranzicion është ngadalësuar. Ndërkohë, sistemet globale të energjisë po përballen me presion në rritje nga ndryshimet klimatike, ndërprerjet gjeopolitike, ekonomike dhe teknologjike, thuhet ndër tjera në raport.

Ndryshe, Kosova nuk është e përfshirë në indeksin e WEF..

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.