Raporti i KOSTT-it konfirmon dyshimet për manipulim të çmimit të rrymës për Kosovën, pjesë e skemës edhe “Elektropriveda Srbije”

Një raport i KOSTT-it si pjesë e hetimeve të nisura në energjetikë, jep dyshime të forta për manipulim të çmimit të energjisë elektrike nga importi për Kosovën. Ekspertët e KOSTT-it gjetën se me ankande në SEECAO gjatë vitit 2025 bashkëpunuan kompanitë “Noa Energy Trade” dhe kompania në pronësi të shtetit serb – “Elektroprivreda Srbije”.

Dyshohet se të dyja bashkëpunuan dhe e manipuluan sistemin në SEECAO për t’i ngritur kostot e bartjes së energjisë elektrike për Kosovën.

Kompanitë “Noa Energy Trade” dhe “Elektroprivreda Srbije”, gjatë vitit 2025, në dhjetëra raste kishin bashkëpunuar si të vetme në ankandet për shitblerjen e linjave të transmisionit që kishin destinacion Kosovën, shkruan Buletini Ekonomik.

Artikulli i Plot👇

Raporti i KOSTT-it konfirmon dyshimet për manipulim të çmimit të rrymës për Kosovën, pjesë e skemës edhe “Elektropriveda Srbije”

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU