Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, trajneri Italian Robert De Zerbi kërkoi të lirohet nga kontrata me Olympique Marseille.
Ka pasur raporte se Olympique Marseille potencialisht ishte gati për të hequr prizën nga mandati i tij dhe po konsideronte pozicionin e tij.
Nga surprizat më të mëdha është sygjerimi se De Zerbi, po mendon se nuk mund të vazhdojë dhei kërkoi vetë klubit ta linte të largohej.
Taktikani 46-vjeçar italian në të gjitha garat me Marsejën deri më tani këtë sezon ka mbikëqyrur 17 fitore, dy barazime dhe 11 humbje.
Ai u emërua në verën e vitit 2024, pas eksperiencave në Foggia, Palermo, Benevento, Sassuolo, Shakhtar Donetsk dhe Brighton. Nëse ai merr hapin të largohet nga Marsielle, atëherë kjo mund të hapë derën për një rikthim në Serie A ose Premier League.
KosovaPress





