Pavarësisht tensioneve, strategjive dhe përballjeve të përditshme që karakterizojnë lojën, disa prej banorëve kanë zgjedhur t’i japin përparësi besimit dhe praktikave fetare, shkruan Raporto24.
Brikena, Mali dhe DJ Gimbo nga Kosova kanë vendosur të agjërojnë gjatë këtij muaji të shenjtë, duke treguar se izolimi dhe presioni i formatit nuk i pengon në përkushtimin e tyre shpirtëror.
Në këtë rrugëtim u është bashkuar edhe Greta, e cila po ashtu ka vendosur të agjërojë, duke përballuar sfidat fizike dhe emocionale që vijnë nga një format ku çdo moment monitorohet nga kamerat.
Agjërimi në një ambient kaq intensiv dhe publik shihet si një dëshmi e fortë e besimit dhe disiplinës personale të banorëve, duke treguar se për ta, vlerat shpirtërore mbeten të rëndësishme edhe mes garës për çmimin e madh.


