Gjon Dodaj është viktima e aksidentit të sotëm që ndodhi në fshatin Leskoc të Klinës. Sipas informacioneve të para, ai humbi jetën pasi u rrokullis me traktor.
Rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet kompetente janë duke hetuar rastin.
Ngushëllime familjes për humbjen e rëndë.






