Bajqinovci pas aksidentit tragjik në Prishtinë: Rama të fokusohet në sigurinë e qytetarëve, jo në tema gjeopolitike

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mefail Bajqinovci, ka reaguar pas aksidentit tragjik në një vendpunishte në Prishtinë, ku një i ri humbi jetën dhe disa punëtorë u lënduan pas rrëzimit të një vinçi në Lagjen e Spitalit.

Bajqinovci u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimës, ndërsa të lënduarve u ka uruar shërim të shpejtë dhe të plotë.

Ai ka thënë se Komuna e Prishtinës duhet të rrisë kontrollet dhe inspektimet në vendpunishte, me qëllim parandalimin e aksidenteve të ngjashme dhe mbrojtjen e jetës së punëtorëve.

“Komuna e Prishtinës ka përgjegjësi të rrisë kontrollet dhe inspektimet në të gjitha punishtet, në mënyrë që të parandalohen aksidente të tilla dhe të mbrohen jetët e punëtorëve”, ka deklaruar Bajqinovci.

Deputeti i LVV-së ka kritikuar gjithashtu kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, duke thënë se duhet të fokusohet në çështjet që lidhen me problemet e përditshme të qytetarëve.

“Kryetari Përparim Rama duhet të fokusohet në problemet reale të qytetit dhe në sigurinë e qytetarëve, e jo në tema gjeopolitike”, është shprehur ai.

Policia konfirmon: Njëri nga të lënduarit pas rrëzimit të vinçit në Prishtinë ka ndërruar jetë

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU