Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 13:30 në autostradën Rrëshen–Kalimash, në Shqipëri, ku janë përplasur dy automjete.
Sipas informacioneve paraprake, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe ekipet e emergjencës. Si pasojë e përplasjes raportohet për persona të lënduar, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe për normalizimin e qarkullimit në këtë aks rrugor.
Reporto24 raporton nga vendi i ngjarjes.





