Humb jetën një person në Revuç të Podujevës, pas rrokullisjes me traktor

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 12:00 në fshatin Revuç të Podujevës, ku një person ka humbur jetën pasi traktori me të cilin po lëvizte është rrokullisur,shkruan Raporto24
Sipas informacioneve fillestare, në vendngjarje kanë intervenuar menjëherë ekipet e emergjencës. Mjekët i kanë ofruar ndihmën e parë të lënduarit, por për shkak të plagëve të rënda, ai nuk ka arritur t’u mbijetojë dhe ka ndërruar jetë në QKUK në Prishtinë.
Burime për Reporto24 bëjnë të ditur se rasti është duke u hetuar nga autoritetet përkatëse, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU