Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, në një përgjigje ka dhënë detaje lidhur me rastin tragjik të ndodhur sot në Podujevë, ku ka vdekur një person.
Ahmeti ka thënë se është iniciuar rasti si hetim i vdekjes.
“Rasti ka ndodhë rreth orës 11:00, në fshatin Revuqë të Podujevës, ku viktima mashkull dyshohet të jetë lënduar rëndë pasi që ishte rrokullisur me traktor derisa ishte duke punuar”, ka thënë Ahmeti.
Derisa Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se bëhet fjalër për Granit Sherifi, i cili ka punuar në këtë institucion.
Humb jetën një person në Revuç të Podujevës, pas rrokullisjes me traktor





