Dy raste të ndara të grabitjes janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Prishtinë, njëri prej të cilëve përfshin përdorim të sprejit ndaj viktimës, ndërsa në rastin tjetër janë arrestuar katër persona të dyshuar, transmeton KosovaPress.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti i parë ka ndodhur dje rreth orës 16:55, në afërsi të rrethrrotullimit të Qendrës Tregtare “Prishtina Mall”. Ankuesi, një mashkull kosovar dhe punëtor në një firmë, ka raportuar se derisa ishte duke drejtuar automjetin e kompanisë, është goditur nga prapa nga një veturë tjetër.
Pas përplasjes, dy persona të dyshuar kanë dalë nga vetura dhe kanë përdorur sprej ndaj viktimës, duke arritur t’ia marrin çantën me para të gatshme në vlerë të konsiderueshme. Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur, ndërsa rasti mbetet nën hetime.
Ndërkaq, po ashtu sipas policisë në një rast tjetër që ka ndodhur po atë ditë rreth orës 12:50 në Prishtinë, policia ka arrestuar katër të dyshuara femra kosovare, të cilat dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një viktimë femër dhe i kanë marrë me forcë para.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, të dyshuarat janë dërguar në mbajtje





