Deputeti Fatos Geci ka tentuar të flasë para seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës me nënkryetaren e Kuvendit, Vlora Çitakun. Megjithatë, kjo e fundit ia kthej shpinën.
Ai iu ofrua tek ulësja e deputetes Çitaku por kjo e fundit duket se e injoroi duke mos dashur të komunikojë me të.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, të martën përdori gjuhë denigruese ndaj deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitakut, përgjatë seancës për energjinë elektrike.
Teksa kritikohej për deklaratën që dha, duke uruar që ish-presidenti Hashim Thaçi të dënohet në Hagë sikurse Naim Murseli me burgim të përjetshëm, iu drejtua me gjuhë denigruese deputetes Çitaku.
“I ke bë 100 vjet, ke mbetë pa martu. Gru e keqe”, dëgjohet duke i thënë deputetes Çitaku.
Deklarata e Gecit u kritikua me të madhe në opinionin publik, ku ndaj saj u distancuan deputetë të LVV’së, si dhe vetë kryeministri.





