gjin për çmimet tavan”, tha ajo.
Edhe shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka thënë se nuk e përkrahin këtë projektligj për çmimet tavan.
AAK nuk e mbështet ligjin për çmimet tavan, theksoi Tahiri
(Video)
“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk e mbështet këtë ligj i kemi dhënë arsyet. Është e rëndësishme me i cek edhe një herë shkurt. E para, në qoftë se me të vërtetë kjo qeveri kishte pasur vullnet për të intervenuar në treg në situata të jashtëzakonshme, kur është destabilizuar tregu, mënyra më e lehtë dhe më e mirë ka qenë me i marrë dy vendime, veprime të thjeshta që me ul akcizën, tjetra me ul TVSh-në, rrjedhimisht këto dy veprime të qeverisë zingjirore do të kishin ndikuar në uljen e çmimeve në një situatë kur tregu ka qenë i destabilizuar, i imponuar prej një krize globale dhe duke pasur parasysh që secili shtet në Evropë, shumica e shteteve, kanë marrë masa të cilat kanë qenë masa në një situatë të jashtëzakonshme në një treg të destabilizuar”, u shpreh ai.





