“Ke mbetë pa martu” – Fatos Geci kërkon falje pas deklaratës së ashpër ndaj Vlora Çitakut në Kuvend

Deputeti Fatos Geci ka reaguar publikisht pas deklaratave të bëra në Kuvendin e Kosovës, duke kërkuar falje për gjuhën e përdorur ndaj një deputeteje.

Ai ka pranuar se komunikimi i tij nuk ka qenë në nivelin e duhur dhe ka shprehur keqardhje për, siç tha, uljen e standardit të debatit parlamentar, duke theksuar se është ndikuar nga situata dhe provokimet gjatë seancës.

Në reagimin e tij, Geci ka rikonfirmuar respektin për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe ka kujtuar me nderim të rënët e luftës, duke shtuar se qëndrimet e tij mbeten të palëkundura, por se ka rezerva ndaj individëve të caktuar për arsye personale dhe përvoja të mëhershme.

Ai ka theksuar se kërkimi i faljes vjen për të ruajtur nivelin e komunikimit institucional dhe respektin në jetën parlamentare.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU