Lumir Abdixhiku propozon Vjosa Osmanin për presidente, i drejtohet Kurtit përmes Facebook-ut

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti përmes një postimi në Facebook, duke i kërkuar sqarim lidhur me mundësinë e një marrëveshjeje politike.
Në reagimin e tij, Abdixhiku thekson se Kurti duhet të përcaktohet nëse dëshiron marrëveshje me LDK-në apo sigurimin e 90 votave bashkë me PDK-në.
Statusi i plotë i Abdixhikut:
“I nderuar Kryeministër Kurti,
Meqë po komunikojmë në distancë, ju lutem përcaktohuni nëse doni marrëveshje politike me LDK-në apo i doni 90 vota edhe me PDK-në. Nëse është kjo e dyta dhe nuk mundeni pa ta, atëherë nuk mund t’ju ndihmojmë. Kur të merreni vesh, e trajtojmë.
Por, nëse doni marrëveshje politike me LDK-në, atëherë flisni me ne. Presidentin e propozojmë ne me plot përgjegjësi. Mund ta propozojmë edhe Vjosa Osmanin, nëse na i garantoni 66 vota për të.
Ju faleminderit!”**/Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU