Sipas Hamzës, vendi prej gati dy vitesh po përballet me bllokada politike jo për mungesë mundësish, por si pasojë e, siç e quajti ai, “qeverisjes së papërgjegjshme”.
“Po shohim sërish përpjekje për t’ia hedhur fajin opozitës për dështimin e zgjedhjes së Presidentit. Prej gati dy vitesh, vendi po përballet me bllokada politike, jo për mungesë mundësish, por si pasojë e kësaj qeverisjeje të papërgjegjshme.”, ka deklaruar Hamza.
Ai ka shtuar se ofertat e bëra në momentet e fundit nuk përfaqësojnë përpjekje serioze për zgjidhje, por janë, sipas tij, vetëm lojë politike për t’u arsyetuar para qytetarëve.
“‘Ofertat’ në minutat e fundit nuk janë gjë tjetër veçse lojë politike, jo përpjekje serioze për të ofruar zgjidhje”, është shprehur ai.
Hamza theksoi po ashtu se “Kurti kërkon nënshtrim dhe nuk ishte i interesuar për kompromis.
“Kurti për vite me radhë ka refuzuar bashkëpunimin, ka refuzuar kompromisin dhe ka zgjedhur përplasjen si mënyrë e veprimit. Edhe tani ai po kërkon nënshtrim, jo bashkëpunim. Po kërkon përkrahjen tonë jo për shtetin, por për pushtetin e tij”, tha Hamza në video mesazhin tij të publikuar në Facebook





