Manchester City përmbyt Southampton, siguron finalen e FA Cup

Manchester City ka siguruar kualifikimin në finalen e FA Cup, pasi mposhti me përmbysje Southampton në një ndeshje dramatike.

Southampton kaloi në epërsi në minutën e 79-të me golin e Finn Azaz, duke befasuar “Qytetarët”. Megjithatë, reagimi i skuadrës së drejtuar nga Pep Guardiola ishte i menjëhershëm.

Fillimisht, Jeremy Doku barazoi shifrat në minutën e 83-të, ndërsa vetëm pak minuta më vonë, Nico realizoi një supergol nga distanca për përmbysjen 2-1.

Me këtë fitore, Manchester City siguron një vend në finalen e madhe që do të zhvillohet më 16 maj, ku do të përballet me fituesin e duelit mes Chelsea dhe Leeds United.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU