​Papa: Ata që bëjnë luftë janë hajdutë

Papa ka dënuar ashpër luftërat dhe ata që i nxisin ato, duke i cilësuar si “hajdutë” që u marrin njerëzve të ardhmen e paqes dhe qetësisë.

Gjatë meshës në Bazilika e Shën Pjetrit, Papa u bëri thirrje besimtarëve që të zgjedhin mes besimit në Zot, i cili sipas tij “nuk vjen për të na vjedhur asgjë”, dhe atyre që, pavarësisht paraqitjes, cenojnë lirinë dhe dinjitetin njerëzor, shkruan ANSA.

Duhet të zgjedhim nëse do t’i besojmë Zotit, i cili “nuk vjen për të na vjedhur asgjë”, apo “hajdutëve”, domethënë “atare që pavarësisht pamjes, na e shtypin lirinë ose nuk e respektojnë dinjitetin tonë”, dhe mbi të gjitha, “atare hajdutëve që, duke plaçkitur burimet e tokës, duke bwrw luftëra të përgjakshme ose duke nxitur të keqen në çfarëdo forme, nuk bëjnë gjë tjetër veçse na grabitin të gjithëve mundësinë e një të ardhmeje paqeje dhe qetësie”.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU