Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, i është drejtuar opozitës me një mesazh publik në rrjetet sociale.
“Opozitë, ende jemi në pritje të tre emrave mbipartiakë,” ka shkruar Bajqinovci në Facebook.trasmeton Raporto24
Ai ka bërë thirrje që të shmangen kalkulimet e ngushta politike dhe të mos shtyhet vendi drejt zgjedhjeve të reja.
“Mos e shtyni vendin drejt zgjedhjeve për kalkulime të ngushta politike. Verdikti i qytetarëve tashmë është dhënë dhe duhet respektuar,” është shprehur ai.
Tutje, deputeti i VV-së ka kërkuar nga opozita që të paraqesë emra konkretë, duke theksuar nevojën për përgjegjësi dhe maturi politike.
“Presim tre emra konkretë, jo arsyetime të pafundme. Koha kërkon përgjegjësi institucionale dhe maturi politike, jo bllokadë,” ka përfunduar Bajqinovci./Raporto24/





