​Qeveria mban mbledhje elektronike, ja vendimi që mori

Qeveria e ka mbajtur të dielën mbledhjen e saj të katërmbëdhjetë në formë elektronike, ku ka marrë një vendim.

Në këtë mbledhje, ekzekutivi ka miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 24/11, të datës 20 prill 2026, që ka të bëjë me emërimin e anëtarëve të Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës.

“Është miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë nr.24/11, të datës 20 prill 2026, për emërimin e anëtarëve të Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës”, thuhet në njoftim.

Vendimi i disa ditëve më parë i Qeverisë të Kosovës për emërim të anëtarëve të ri të Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës nxiti reagime nga shoqëria civile, opozita dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

BE përmes ushtrueses së detyrës së shefes, Eva Palatova, i është drejtuar kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, duke shprehur shqetësime për zhvillimet e fundit që lidhen me emërimet në Komisionin për Provimin e Jurisprudencës.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU