Sot shënohen 27 vjet nga masakra e tmerrshme që ndodhi në Mejë të Gjakovës, ku më 27 prill 1999, forcat serbe ekzekutuan 376 persona. Ngjarja ka mbetur një nga momentet më tragjike të luftës së Kosovës, duke u regjistruar si një nga krimet më të mëdha të asaj periudhe.
Për të realizuar këtë krim makabër, forcat serbe rrethuan Rekën e Keqe dhe Lugun e Carragojës në rrethinën e Gjakovës. Në një operacion të planifikuar me kujdes, të gjitha rrugët ishin bllokuar, duke lënë vetëm dy rrugë të hapura në drejtim të Mejës.
Në mëngjesin e 27 prillit, u nis një operacion masiv që kishte si objektiv grumbullimin e djemve dhe burrave nga mosha 15 deri 60 vjeç. Ata u mblodhën në grupe dhe u ekzekutuan brutalitetin më të madh, nga forcat serbe të ushtrisë, policisë, beretat e kuqe dhe paramilitarët, ndërsa vendi ngjante me pamjet e Srebrenicës. Gjatë kësaj dite, 15 fshatra të Gjakovës u goditën, dhe të gjithë burrat dhe djemtë e këtyre fshatrave u ekzekutuan shtëpi për shtëpi.





