Sot mbahet seanca për zgjedhjen e presidentit- caktohet edhe ora

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit është caktuar të mbahet sot pasdite.

Në njoftimin e Kuvendit të Kosovës, thuhet se kjo seancë e jashtëzakonshme për zgjedhjen e të parit të shtetit do të nis prej orës 17:00.

“Seancë e jashtëzakonshme plenare, rendi i ditës diskutim lidhur me zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, ora 17:00”, thuhet në njoftim.

Nesër është afati i fundit për zgjedhjen e presidentit të ri.

Lajmi në zhvillim…

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU