​Sonte edhe një seancë e Kuvendit, dy dy kandidatura për president

Kuvendi i Kosovës mblidhet sërish sonte në orën 20:30, bëri të ditur kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu.kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu.

Sipas saj, kërkesa është Vetëvendosjes dhe janë propozuar dy kandidatura për president: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha.

“Sot kam pranuar kërkesën e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit, e cila do të mbahet sot në orën 20:30.

Në kuadër të kësaj kërkese janë propozuar dy kandidatura për President: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha.

I ftoj që të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që të marrin pjesë në këtë seancë, në përputhje me obligimet e tyre kushtetuese”, shkroi Haxhiu.

​Sonte edhe një seancë e Kuvendit, dy dy kandidatura për president

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU