LDK konfirmon pjesëmarrjen në takimin me Haxhiun për datën e zgjedhjeve

Lidhja Demokratike e Kosovës do të marrë pjesë në takimin e ftuar nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, për konsultime për datën e zgjedhjeve.

Besian Mustafa nga LDK konfirmoi për Klankosova.tv se në takim do të marrë pjesë ish-deputetja, Jehona Lushaku-Sadriu.

Klan Kosova mëson se takimi pritet të zhvillohet nesër në orën 15:00.

Kujtojmë se Haxhiu sot fillimisht e ka takuar kryesuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqin, me të cilin kanë diskutuar për procesin zgjedhor, që duhet të mbahet brenda 45 ditësh.

Kjo situatë erdhi pasi Kuvendi i Kosovës dështoi ta zgjedhë presidentin brenda afatit të caktuar nga Gjykata Kushtetuese, e që dita e fundit ishte dje, 28 prilli.

Haxhiu çon ftesa te partitë për takim nesër

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU