​Lushaku: LDK-ja i ka dyert e hapura për kandidatë të rinj në listë zgjedhore

Lista e kandidatëve për deputet të Lidhjes Demokratike të Kosovës është e hapur për të gjithë ata që dëshirojnë t’i bashkohen idesë së LDK-së, tha Jehona Lushaku- Sadriu nga kryesia e e kësaj partie në konferencë për media pas takimit për zgjedhjen e datës për mbajtjen e zgjedhjeve.

Lushaku-Sadriu: LDK- ja i ka dyert e hapura për kandidatë të rinj në listë zgjedhore

Video:

“Me gjithë traditën e saj, i ka hapur dyert për bashkimin e atyre që besojnë në vlerat e LDK-së dhe dyert janë të hapura për të gjithë; do të jemi të bashkuar rreth idesë. Ju bëj thirrje të gjithëve atyre që dëshirojnë të bashkohen, të rrisin aktivitetin e tyre për t’ia dhënë Kosovës mundësinë të bëjë një zgjedhje më të mirë, me një platformë politike më të mirë”, tha ajo.

E pyetur nga gazetarët për një bashkim të mundshëm të Vjosa Osmanit në këtë listë të deputetëve tha se nuk ka kundërshtime për asnjë person.

Lushaku-Sadriu: Për listën e deputetëve të LDK-së nuk ka kundërshtime për asnjë person

Video:

“Rreth idesë së bashkimit qëndrojmë. Ideja e bashkimit është forma më e mirë. Se si do të duket platforma jonë mbetet për t’u përcaktuar, por nuk ka kundërshtime për persona, sepse të gjithë e duam një LDK më të fortë dhe më konkurruese”, deklaroi ajo.

Ndërkaq sa i përket datës së zgjedhjeve në Kosovë, ajo tha se meqë ishte arsyetim i KQZ-së për të qenë data 7 qershor për shkak se i nevojitej kohë për përgaditje, atëherë edhe LDK ishte dakord për këtë opsion.

Lushaku-Sadriu: Të shpallet data e 7 qershorit si datë e zgjedhjeve

Video:

“Si Lidhje Demokratike e Kosovës, dhamë opinionin tonë që brenda kornizave ligjore të shpallet data e 7 qershorit si datë e zgjedhjeve. Meqë ishte poashtu një arsyetim që KQZ-ja ka kërkuar paraprakisht, për shkak që i nevojitet më shumë kohë për mobilizim të strukturës së saj për organizim sa më profesional të zgjedhjeve dhe normalisht që ne e mirëkuptojmë këtë kërkesë dhe jemi dakord me datën 7 qershor”

Ajo ka bërë të ditur se detajet për programin dhe organizimin partiak do të prezantohen nga zyra e partisë në periudhën në vijim.

Lushaku Sadriu; Detajet për platformën e LDK-së do të i merrnime kohë.

Video:

“Do të ketë një platformë e cila do të prezantohet në kuadër të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të gjitha detajet pastaj do t’i merrni në kohë. Normalisht që deri këtu kemi thënë që ne jemi të synuar që t’i japim Kosovës një vizion tjetër, një bashkim të së djathtës, e cila do të ketë një vizion zhvillimor, një program zhvillimor për Kosovën, për një Kosovë që i forcon aleancat ndërkombëtare, që prezanton projekte zhvillimore, hap vende pune dhe jo që ta lë vendin në sanksione dhe në skema sociale”

Ajo tha se mbrëmë ka pasur një fushatë propaganduese ndaj këtij subjekti politik, duke akuzuar për përfshirje të disa eksponentëve që, sipas saj, kanë shpërndarë përmbajtje në gjuhën serbe.

Lushaku- Sadriu: Ka pasur fushtatë kundër LDK- së, nuk ka pasur dorëheqje

Video:

“Ne kemi qenë dëshmitarë që mbrëmë, në mesnatë, ka pasur një fushatë të organizuar kundër Lidhjes Demokratike të Kosovës. Me gjasë, disa eksponentë që po udhëheqin propagandë kundër saj kanë gjeneruar postime të ndryshme në gjuhën serbe dhe kanë përhapur deklarata për dorëheqje brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, por deri në këtë moment një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Megjithatë, vërehet një mobilizim nga kundërshtarët për ta linçuar Lidhjen Demokratike të Kosovës”.

Zgjedhjet e reja në Kosovë po mbahen si pasojë e dështimit të zgjedhjes së presidentit

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU