Vajza e Ilir Konushevcit krenare për babanë, por me dhimbje që e vërteta ende nuk u zbulua

Vajza e heroit Ilir Konushevci, Nertila Konushevci, kujton babanë: “Më kujtohet si më mbante babi në krahë…” Dhimbja mbetet ende e hapur, pasi shumë të vërteta nuk janë zbuluar.

Sot, në Varrezat e Dëshmorëve në Velani të Prishtinës, u bënë homazhe pranë varreve të heronjve Ilir Konushevci dhe doktor Hazir Mala, të cilët u vranë në një pritë në fshatin Miliskaj të Bajram Currit, 28 vite më parë, në Shqipëri,shkruan Raporto24

Vajza e heroit, Nertila Konushevci, kujtoi babanë e saj me krenari, duke thënë se nga shumë njerëz dëgjon fjalë të mira për të, si një luftëtar të lirisë. Por, sipas saj, dhimbja mbetet e madhe pasi ende nuk është zbuluar e gjithë e vërteta.

Ilir Konushevci ishte një ndër themeluesit e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./Raporto24/

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU