Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe një nga komandantët e Zonës së Llapit, Latif Gashi, sot ka marrë pjesë në një aktivitet me shumë emocione dhe krenari, së bashku me bashkëluftëtarë dhe qytetarë, në përurimin e tri shkronjave të lavdishme të UÇK-së në fshatin Balloc të Komunës së Podujevës — simbol i sakrificës, qëndresës dhe luftës për liri.
Në këtë ditë të veçantë, u bë edhe nderimi i dëshmorëve të këtij fshati, me zbulimin e pllakave memoriale në përkujtim të bijve më të mirë të kombit që dhanë jetën për atdheun.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!
Nderim i përjetshëm për luftëtarët e UÇK-së!
Qoftë i paharruar gjithmonë kontributi i fshatit Balloc për lirinë e Kosovës!/Raporto24/









