​Plagosje me armë zjarri në Kamenicë, arrestohen tre persona

Një person është plagosur me armë zjarri në Kamenicë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 9 maj 2026, rreth orës 23:10, ku viktima, mashkull kosovar, ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit dhe i është ofruar ndihma mjekësore.

Policia bën të ditur se lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, dy prej tyre janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa i dyshuari i tretë, i cili dyshohet për veprën penale “moslajmërim i veprës penale”, është liruar në procedurë të rregullt.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU