Kryetari i LDK-së në Podujevë, Ekrem Hyseni ka bërë të ditur se ka propozuar Agim Veliun për deputet.
Po ashtu, në garë për deputet janë edhe: Ekrem Hyseni, Arjeta Salihu Abazi, Alisa Jetullahu, Zaim Thaçi .
Postimi i plotë i Hysenit:
Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Degës së LDK-së në Podujevë, janë votuar njëzëri kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit.
Me qëllim të unifikimit të të gjithëve, si kryetar i Degës së LDK-së në Podujevë, kam propozuar që ndër kandidatët për deputet nga Llapi, të jetë edhe Agim Veliu, e në këtë garë po ashtu janë edhe katër kandidatë tjerë nga Dega jonë: Arjeta Salihu Abazi, Alisa Jetullahu, Zaim Thaçi dhe unë Ekrem Hyseni.
Është momenti i të gjithë atyre që duan e që besojnë të kontribuojnë në këtë rrugëtim!
Le të bashkohemi të gjithë, sepse LDK-ja është e të gjithëve!





