Ramush Haradinaj publikon listën e kandidatëve të Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për deputetë

Ramush Haradinaj publikon listën e kandidatëve të Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për deputetë
“Të dashur qytetarë,
Të nderuara struktura të Aleancës në të gjitha nivelet,
Sot dalim para jush me listën tonë të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit. Ky rreshtim shënon një kthesë të madhe organizative dhe politike, duke sjellë para jush një ekip të jashtëzakonshëm dhe të gatshëm për përgjegjësi të larta shtetërore.
Aleanca, në të gjitha etapat, ka dëshmuar se di të marrë vendime në momente historike. Sot, përballë sfidave të reja, ne kemi guximin dhe vizionin për të parë më larg.
Ky është rrugëtimi ynë i përbashkët për ta bërë realitet ëndrrën për Kosovën — për një shtet të fortë, të sigurt dhe të zhvilluar, me dinjitet të pacenueshëm, që i përket secilit.
Na priftë e mbara!”

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU