Rrustem Mustafa – Remi rikthehet në garë për Kuvend: Kosovës i duhet bashkim dhe përgjegjësi

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe ish-komandanti i Zonës së Llapit, Rrustem Mustafa – Remi, ka bërë të ditur se do të kandidojë për deputet në zgjedhjet e 7 shkurtit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar përmes një postimi në Facebook, ku ka theksuar nevojën për më shumë bashkim, dinjitet dhe përgjegjësi në udhëheqjen e vendit.

“Kosova ka nevojë për bashkim, dinjitet dhe përgjegjësi në udhëheqje. Vitet e fundit kemi parë mjaft përçarje dhe debate që shpesh kanë larguar vëmendjen nga problemet reale të qytetarëve dhe zhvillimi i vendit tonë”, ka shkruar Mustafa.
Ai ka shtuar se Kosovës i duhet seriozitet, përvojë dhe përkushtim ndaj shtetit, derisa ka bërë të ditur se garës zgjedhore do t’i hyjë në kuadër të listës së PDK-së.
“Me këtë bindje, kam vendosur të kandidoj për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, brenda listës së Partisë Demokratike të Kosovës”, thuhet në postimin e tij.
Rrustem Mustafa – Remi do të garojë me numrin 15 në listën zgjedhore të PDK-së./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU