Lidhja Demokratike e Kosovës mobilizohet në Llap e Gollak, Ekrem Hyseni publikon pamje nga takimi me kandidatët

Kryetari i degës së Lidhja Demokratike e Kosovës në Podujevë, Ekrem Hyseni, ka publikuar një fotografi nga një takim me kandidatët për deputetë, i mbajtur në lokalin “Te Ramishi”.
Sipas Hysenit, takimi është zhvilluar në kuadër të mobilizimit për aktivitetet politike drejt 7 qershorit, ndërsa më pas janë vazhduar takime të shumta në zonën e Llapit dhe Gollakut.
“Te Ramishi”, për mëngjes, bashkë me kandidatët për deputetë, për të vazhduar më pas me takime të shumta anembanë Llapit dhe Gollakut, në kuadër të mobilizimit drejt 7 qershorit. Bashkë me secilin prej jush në çdo rrugëtim!”, ka shkruar Hyseni në Facebook./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU