​Doli t’i gjuante qentë endacakë, rrezikoi edhe fqinjët në Kaçanik

Një person në Begracë të Kaçanikut ka lajmëruar dje policinë pasi në murin e shtëpisë dhe në dritare i ka gjetur dy vrima nga arma e zjarrit.

Sipas policisë, i dyshuari për këtë ngjarje është hasur me armë gjuetie, i cili gjatë intervistimit ka raportuar se qëllimi i tij ka qenë që t’i gjuajë qentë endacakë.

Në lidhje me ngjarjen, policia tha se është njoftuar prokurori kurse arma dhe një fishek janë konfiskuar ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU