Evisa Pacolli është kurorëzuar fituese e “Miss Universe Kosova 2026”, duke siguruar të drejtën për të përfaqësuar Kosovën në konkursin ndërkombëtar “Miss Universe 2026”, shkruan Raporto24.
21-vjeçarja, e lindur dhe e rritur në Kanada nga prindër shqiptarë, triumfoi në finalen e organizuar nga producenti Eduart Deda. Pas fitores, ajo ndau emocionet e saj në rrjetet sociale, duke u shprehur mirënjohëse për mundësinë dhe përvojën e përjetuar.
Me titullin e fituar, Pacolli do të nisë përgatitjet për të përfaqësuar Kosovën në edicionin e 75-të të “Miss Universe”, që do të zhvillohet në nëntor në San Juan.
View this post on Instagram


