Poetja Mimoza Ahmeti është shpallur finalistja e parë e spektaklit “Ferma VIP 3”, pas një televotimi të fortë me Romirin, ku publiku vendosi që ajo të vazhdojë garën për çmimin e madh, shkruan Rapporto24.
E emocionuar pas rezultatit, ajo u shpreh shkurt:
“Faleminderit shumë publiku. Tani fillon ferma.”
Ndërkohë, mbrëmja e sotme pritet të sjellë edhe emrin e finalistit të dytë, të cilin moderatorja e ka paralajmëruar si një surprizë të veçantë. Po ashtu, gjatë spektaklit do të ketë edhe një sfidë eliminimi, që do të vendosë fatin e një tjetër konkurrenti.


